image India shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

Botë

India shënon rekord të ri të rasteve me COVID-19

news image

Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 95.735 raste të reja me koronavirus, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Indi çdo ditë bëhen më shumë se një milion testime.

Arsyja e rritjes së rasteve në këtë vend është lehtësimi i masave kundër virusit COVID-19.

Deri më tani, India ka 4.4 milionë raste pozitive, duke u bërë kështu vendi i dytë në botë pas SHBA-së, për numrin e lartë të të infektuarve me koronavirus. /Gazeta Sinjali/