image India shënon rekord botëror të rasteve të reja me COVID-19

Botë

India shënon rekord botëror të rasteve të reja me COVID-19

news image

India ka shënuar rekord botëror të rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas CNN, gjatë kësaj periudhe India ka konfirmuar 90 mijë e 632 raste të reja të infeksionit, transmeton Gazeta Sinjali.

Në total numri i të infektuarve në këtë shtet shkoi në 4 milionë e 113 mijë, ndërsa shifra e viktimave ka arritur në 70 mijë e 626.

India renditet e dyta në botë me numrin më të madh të të infektuarve, pas Brazilit, i cili ka vetëm 9 mijë e 189 raste më shumë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, tash për tash në Indi janë 862 mijë e 320 raste aktive, kurse mbi 3 milionë e 180 mijë persona janë shëruar nga sëmundja e re.

Deri më tani, autoritetet indiane i kanë testuar për koronavirus mbi 48.8 milionë persona. /GazetaSinjali/