image India së shpejti do të fillojë prodhimin e vaksinës së Oksfordit në sasi të mëdha

Botë

India së shpejti do të fillojë prodhimin e vaksinës së Oksfordit në sasi të mëdha

news image

Shkencëtarët indianë të cilët po bashkëpunojnë me ekspertët e Universitetit të Oksfordit, për zhvëllimin e vaksinës anti-COVID, kanë thënë se India së shpejti do të aplikojë për licencë dhe do të fillojë prodhimin në sasi të mëdha.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit duket se është e sigurt për përdorim dhe nxit reagim nga sistemi imunitar. Ajo ende është në fazën e zhvillimit dhe do t’u nënshtrohet më shumë testimeve, shkruan “BBC”.

Shefi i një instituti indian që po bashkëpunon me shkencëtarët britanikë ka thënë se së shpejti do të fillojë vaksinimin.

“Ne do të aplikojmë për licensë të testimit te rregullatori indian brenda një jave. Posa të na japin leje, ne do t’i fillojmë testimet e vaksinës në Indi. Për më tepër, ne së shpejti do ta fillojmë prodhimin e vaksinës në sasi të mëdha”, tha Adar Poonawalla.

Me më shumë se një milion njerëz të infektuar, India është shteti i tretë në botë për më së shumti raste të koronavirusit. Para saj ndodhen Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.