image India në kolaps nga koronavirusi

Botë

India në kolaps nga koronavirusi

news image

India është kthyer në vatër të koronavirusit. Shifra të mëdha vdekjesh po raportohen çdo ditë. India aktualisht është në kolaps, shkruan Gazeta Sinjali.

Për t’i dalë në ndihmë me luftën ndaj koronavirusit, Britania e Madhe do t’i dërgojë Indisë 1.000 ventilatorë të tjerë.

Kjo e fundit është duke regjistruar rreth 300.000 raste pozitive me COVID-19 çdo ditë, duke bllokuar spitalet.

Në mungesë të hapësirës së murgjve, autoritetet janë detyruar t’i djegin trupat e të vdekurve nga koronavirusi.

“Kjo mbështetje do të ndihmojë në përmbushjen urgjente të disa prej nevojave akute të Indisë, veçanërisht oksigjen për pacientët. Jemi të vendosur t’i ndihmojmë miqtë tanë indianë në kohën e tyre të vështirë”, ka thënë sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

Kombet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Pakistani, po japin mbështetje pasi numri i rasteve pozitive është në rritje. /Gazeta Sinjali/