Ministria e Jashtme e Indisë njoftoi se më shumë se një mijë qytetarë indianë janë “kthyer ose deportuar” nga Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi Randhir Jaiswal tha se rreth 62% e tyre janë larguar përmes fluturimeve komerciale, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rastet individuale.
Ky veprim vjen pas fushatës së ashpër të Presidentit Donald Trump kundër migrantëve pa dokumente në SHBA. Trump më parë kishte deklaruar se India “do të bëjë atë që është e drejtë” për deportimin e migrantëve të paligjshëm.
Në shkurt, më shumë se njëqind indianë u deportuan me një fluturim ushtarak amerikan, ku disa prej tyre u kthyen të prangosur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!