image India konfirmon 10,000 raste të reja me koronavirus

Botë

India konfirmon 10,000 raste të reja me koronavirus

news image

India e ka kaluar edhe Italinë me numrin e rasteve të reja me koronavirus. Në këtë shtet janë regjistruar rreth 10 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri ka shkuar në 236 mijë e 657 persona, ndërsa 6 mijë e 649 kanë vdekur, shkruan “BBC”.

Sistemi shëndetësor në Mumbai është pranë kolapsit, ndërsa raportohet se spitalet në Neë Delhi po mbeten pa hapësirë për pacientët.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, qeveria indiane ka marrë vendim që qendrat tregtare, tempujt e adhurimit, restorantet dhe zyrat të rihapen nga e hëna.

Shumë indianë janë ankuar në rrjetet sociale se pacientët me koronavirus nuk po marrin përkujdesje mjekësore. Disa spitale kanë thënë se kanë mbetur pa teste.

Kritikët kanë thënë se rritja e rasteve tregon se masat e izolimit, të cilat i kanë kushtuar shumë ekonomisë së vendit, nuk kanë funksionuar./Gazeta Sinjali/