image India i kthen në izolim 15 milionë banorë, shkak përhapja e koronavirusit

Botë

India i kthen në izolim 15 milionë banorë, shkak përhapja e koronavirusit

news image

Zyrtarët shtetërorë indianë kanë deklaruar se 15 milionë banorë në Chennai dhe përreth tij do të kthehen në izolim që nga dita e premte për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19.

“Izolim i plotë nga data 19 për distriktet Chennai, Thiruvallur, Chengalpet dhe Kanchipuram”, shkroi qeveria e rajonit Tamil Nadu në Tëitter, shkruan “The Guardian”. Masat e reja do të mbeten në fuqi deri në fund të qershorit.

India, shtet me popullsi prej 1.3 miliard banorësh, i ka lehtësuar në mënyrë graduale masat e izolimit në javët e kaluara, pavarësisht përhapjes së vazhdueshme të virusit.

Gjatë ditëve sa do të vlejë vendimi i ri, restorantet dhe dyqanet e prodhimeve joesenciale kanë të drejtë të punojnë nga mëngjesi deri në orën 2 të pasdites. Vendimi u mor pas rekomandimeve të një paneli të ekspertëve, të cilët diskutuan për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Në disa qytete të mëdha indiane, përfshirë kryeqytetin New Delh dhe qendrën financiare Mumbai, është raportuar se spitalet po përballen me mungesë të shtretërve për pacientët me koronavirus për shkak të numrit të madh të rasteve./Gazeta Sinjali/