Zëdhënësja e Partisë Nacionaliste Hindu, Nupur Sharma, kishte bërë komente nënçmuese ndaj profetit Muhamed, ajo u suspendua nga partia e saj e cila e ka pushtetin në Indi. Por tash do të ketë punë edhe me policinë.
Policia e Nju Delhi ka deklaruar se kanë paraqitur ankesë kundër zëdhënëses së suspenduar. Ajo ngarkohet me akuzën që ka krijuar përçarje në mesin e popullit, raporton Al Jazeera.
Përveç protestave të komunitetit mysliman në Indi, komentet e Sharmas kanë shkaktuar edhe probleme diplomatike për Indinë.
Një numër shtetesh me shumicë myslimanë i çuan notë proteste Indisë, duke shprehur kështu pakënaqësi për komentet kontraverse.