Janë konfirmuar mbi 18 mijë e 500 raste të reja me koronavirus në Indi, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto raste e çuan në mbi 500 mijë numrin e rasteve të regjistruara deri tani në këtë shtet.
Autoritetet indiane njoftuan që 15.685 njerëz kanë vdekur deri më tani, pasi 385 viktima të tjera u shtuan në 24 orët e fundit.
Ekspertët thonë se numri i rasteve mund të kalojë 1 milionëshin para fundit të korrikut.
India është e katërta në listën e shteteve të botës që kanë më së shumti raste me koronavirus. India renditet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Rusisë.
Ekspertët që këshillojnë qeverinë federale thonë se autoritetet tani duhet t’i japin më shumë përparësi uljes së vdekshmërisë sesa përhapjes së virusit./Gazeta Sinjali/