image Indi, 10 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë, vetëm një ditë para rihapjes

Botë

Indi, 10 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë, vetëm një ditë para rihapjes

news image

India, shteti me më shumë se 1,3 miliardë banorë ka vendosur të lehtësojë masat ndaj pandemisë, pas më shumë se 10 javëve izolim.

Të hënën, në Indi pritet të rihapen edhe qendrat tregtare e hotelet edhe pse situata nga koronavirusi nuk është aspak e qetë.

Autoritetet vendase kanë raportuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 9,971 raste të reja me Covid-19, shkruan TGCOM24.

Aktualisht, India rendit e pesta sa i përket numrit total të të prekurve me koronavirusi, i cili ka shkuar në 246,628 të konfirmuar pozitivë, nga të cilët 6,929 kanë ndërruar jetë. New Delhi, Mumbai dhe Ahmedabad janë qytetet më të prekur./Gazeta Sinjali/