image INDEP: Institucionet të pakoordinuara, mbesin pa zbatuar masat nga Ligji për Rimëkëmbje

Politikë

INDEP: Institucionet të pakoordinuara, mbesin pa zbatuar masat nga Ligji për Rimëkëmbje

news image

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes një konference për medie ka publikuar të dhënat e raportit “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”.

Dardan Abazi, nga INDEP, tha se edhe Kosova si shumica e vendeve ka bërë hapa në neutralizimin e efekteve të pandemisë, por që sipas tij, proceset që ka kaluar vendi kanë shkaktuar shumë pengesa.

Sipas tij, duhet të ketë më shumë bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe të përgatitet një listë e qartë me objektivat e synuara.

INDEP ka monitoruar pakon e rimëkëmbjes e cila ka ardhur në një kohë kur të gjitha vendet e botës po përpiqen të neutralizojmë efektet negative që ka lënë pandemia në ekonomi. Edhe Kosova ka bërë kështu ani pse ka ardhur në kohë delikate të politikës vendore. Është projekt i rëndësishëm sepse shohim se si janë prekur sektorët kryesor si ai i energjisë e mjedisit”.

“Përmes kësaj platforme të thjeshtë informojmë qytetarët për masat e pakos së rimëkëmbjes sa janë zbatuar ato deri më tani. Rekomandojmë që prezantimi i masave të reja të bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse. P.sh lirimi nga pagesa minerare është bërë pa u konsultuar. Duhet më shumë bashkëpunim”, u shpreh ai.

Kurse Kaltrina Rexha, nga kjo organizatë, tha se mosbashkëpunimi ndërinstitucional ka shkaktuar edhe moszbatim të disa masave, raporton EO.

Ajo më tej ka sqaruar se kanë publikuar pesë raporte të tilla që qëllim kanë pasur monitorimin e zbatimit të këtyre masave.

“Ky projekt ka filluar implementimin në fillim të dhjetorit 2020 në kohën kur fillon zbatimi i pakos emergjente. Kemi për qëllim informimin e qytetarëve lidhur me zbatimi  e kësaj pako. Ne kemi bërë çdo muaj nga një buletin ku deri me tani kemi bërë 5 të tillë që përfshijnë tema të ndryshme”.

“Kemi si temë të buletineve si atë të fonacionit për garanci kreditore, hapjen e dritareve që të jetë sa më afër qytetarëve në mënyrë që të bëhet likuiditeti i bizneseve që ndihmon në rimëkëmbjen ekonomike. Ne po lansojmë platformën për të parë qytetarët se deri ku ka arritur zbatimi i këtij ligji. Të gjitha këto rekomandime vijnë si rezultat i të gjeturave tona për disa muaj. Mosbashkëpunimi ndërinstitucional ka shkaktuar edhe moszbatim të disa masave”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/