Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup personash, raporton Sinjali.
Sinjali mësoi ekskluzivisht identitetin e viktimave të këtij sulmi, ku bëhej fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë.)
Sinjali mësoi se viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve, ku dy djemtë kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital, e bashkë me ta është lënduar edhe një person tjetër familjar i tyre.
Përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.
Viktimat më pas janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga atje thuhet se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku personat e dyshuar – katër – janë identifikuar tashmë dhe arrestuar.
Të njëjtit do të intervsitohen si të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tenativë” dhe prokurori i rastit do të vendos për procedurat e mëtejme.