image Incidenti në Prizren: Dy persona të lënduar - njëri është dërguar në QKUK, tjetri po trajtohet në Spitalin e Prizrenit

Siguri

Incidenti në Prizren: Dy persona të lënduar – njëri është dërguar në QKUK, tjetri po trajtohet në Spitalin e Prizrenit

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në Bazhdarhane të Prizrenit, ku si pasojë e një shpërthimi nga mjetet e përdorura piroteknike, dy persona kanë marrë lëndime, teksa janë shkaktuar edhe dëme në disa objekte e automjete të cilat kanë qenë të përfshira afër.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Nexhdet Mrasori, komandant i stacionit policor.

“Po, janë dy të lënduar, njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë, teksa tjetri është duke u trajuar në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.

Tutje Mrasori shtoi se janë duke marrë udhëzime nga mjekët dhe pritet në vijim të mësohet më shumë rreth gjendjes së tyre.

Të gjithë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë më zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

/GazetaSinjali/