image Incident zjarri në një banesë në Ferizaj, 10 të lënduar - pamje nga intervenimi i Zjarrfikësve

Siguri

Incident zjarri në një banesë në Ferizaj, 10 të lënduar – pamje nga intervenimi i Zjarrfikësve

news image

Një incident zjarri ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ku për pasojë 10 persona kanë pësuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në objekt, nëntë banorë janë lënduar, si dhe një zjarrfikës teksa ishte duke intervenuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK – teksa Sinjali ka siguruar pamje nga intervenimi i Zjarrfikësve.

“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.” – ka njoftuar Policia.

/GazetaSinjali/