image Incident në veri, pesë persona gjuajnë në drejtim të Policisë së Kosovës

Siguri

Incident në veri, pesë persona gjuajnë në drejtim të Policisë së Kosovës

news image

Një grup kontrabandistësh me tri vetura dhe një furgon kanë gjuajtur armë zjarri në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se janë arrestuar katër serbë dhe një shqiptar.

Sipas Elshanit, në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut, Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar, dhe një është në kërkim, ndërsa janë konfiskuar një furgon dhe tri vetura. Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit”, ka thënë Elshani.

/GazetaSinjali/