Një incident dyshohet se ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Sllatinë, ku në një lokacion ka intervenuar Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet që ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit shihen disa vetura të Policisë, teksa vendi i ngjarjes është rrethuar me shirita.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe posa të marrë një konfirmim zyrtar, do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.