image Incident në Qendrën e Paraburgimit në Prizren: Zyrtari i lartë kërcënohet nga i dënuari pasi ia ndërroi qelinë

Siguri

Incident në Qendrën e Paraburgimit në Prizren: Zyrtari i lartë kërcënohet nga i dënuari pasi ia ndërroi qelinë

news image

Zyrtarët në institucione të ndryshme jo rrallëherë përballen me kërcënime nga qytetarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Kërcënimet verbale shpesh eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën mbrëma në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku një zyrtar është kërcënuar nga një i dënuar që e vuan dënimit në këtë qendër.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është një mbikëqyrës i lartë i kësaj qendre, i cili u përballë me të dyshuarin, pasi fillimisht pati një incident mes të paraburgosurve. Sipas informacioneve të para, viktima e kishte transferuar të dyshuarin nga një qeli në një qeli tjetër për shkak se i njëjti ishte konfrontuar me të burgosurit e tjerë.

Në lidhje me rastin, Policia është njoftuar nga zyrtari i Qendrës së Paraburgimit dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i ciki ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ndryshe, në rastet kur kjo vepër kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

/GazetaSinjali/