image Incident në KEK, ndërpritet puna

Siguri

Incident në KEK, ndërpritet puna

news image

Një incident ka ndodhur sonte në departamentin e prodhimit të qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Një makineri e prodhimit ka rrëshqitur, duke bërë që të ndërpritet puna në këtë departament.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Po, para një ore, ka rrëshqitur një makineri. Puna është ndërprerë deri nesër. Nuk ka persona të lënduar. Nuk ka as vend për shqetësim, sepse kemi rezerva edhe për disa muaj. Nuk do të ndikojë asgjë ky incident”, tha ai./Gazeta Sinjali/