image Incident në Drenoc të Prishtinës, një person plagoset nga arma e zjarrit

Siguri

Incident në Drenoc të Prishtinës, një person plagoset nga arma e zjarrit

news image

Një incident ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, si pasojë e gjuajtjes me armë, një person ka mbetur i plagosur.

Për momentin nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek të shtënat me armë.

Ndërkaq, njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.

/GazetaSinjali/