image Incident afër ndërtesës së Hagës ku u dënua krimineli Ratko Mladiq - Pamje

Evropë

Incident afër ndërtesës së Hagës ku u dënua krimineli Ratko Mladiq – Pamje

news image

Një incident ka ndodhur sot para ndërtesës së Gjykatës në Hagë derisa po merrej verdikti final për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq.

Siç raporton N1, afër ndërtesës së gjykatës kishte shkuar një përkrahës i Ratko Mladiqit, i cili kishte shfaqur dy banerë.

Këtë veprim të Dragan Todoroviqit nuk e kishte duruar Nihad Aliçkoviq, i cili ia kishte kapur banerët dhe kishte filluar fjalosjen.  

Korrespodenti i N1 thotë se Todoroviq kishte shkuar aty vetëm për të përkrahur Mladiqin dhe jo për të përfaqësuar dikë.

/GazetaSinjali/