image Immobile vazhdon kontratën edhe për 5 vite me Lazion

Futboll

Immobile vazhdon kontratën edhe për 5 vite me Lazion

news image

Sulmuesi Italian, Ciro Immobile sot ka firmosur kontratën e tij të re me Lazion për një periudhë pesë vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, drejtori për komunikim tek Lazio, Stefano de Martino për Lazio Style Channel, ku ka thënë se është i lumtur që 30 vjeçari do të vazhdojë të mbetet në qytetin e Romës, ku ai do të fitojë 4 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, Immobile, sezonin e kaluar tek Lazio kishte shënuar 36 gola në 37 paraqitje në Serie A, duke fituar kështu Këpucën e Artë.

/GazetaSinjali/