Ciro Immobile e ka përfunduar izolimin e tij prej dy javësh dhe kështu e ka mposhtur COVID-19, për tu rikthyer në fushën e gjelbër.
Immobile është rikthyer në stërvitje me Lazion dhe dëshiron që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Crotones të shtunën, shkruan Sinjali Sportiv.
Rikthimi i Immobiles është një lajm i keq për Vedat Muriqin, pasi që minutazhi i kosovarit mund të jetë më i kufizuar, për shkak të konkurrencës së madhe në sulm.