image Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia: Shqiponja aty po konsiderohet si haram

Sociale

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia: Shqiponja aty po konsiderohet si haram

news image

Vendosja e flamujve kombëtar për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili ka thënë se një grup i njerëzve të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, kanë kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”.

Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

“Zakonisht kemi koordinim me këshillin e xhamisë, me këshillin e BIK, jemi bashkëpunëtor i kryeimamit i Bekim Jasharit, që kemi shumë aktivitete me të. Jemi prek me këtë rast sepse si ka mundësi që disa njerëz ideologji deri në këtë formë që ka arrit shpëlarja e trurit të tyre, me na prekë në ndjenja kombëtare ku i pengon flamuri kombëtar në minaren e xhamisë. I kemi njoftu organet e rendit për këtë rast që është shqetësues për neve”, ka thënë ai.

“Momentin kur e kam përmend dy apo tri ditë përpara, kam pasur reagim të ashpër duke me thënë se ti e vendos por ne ta heqim, jemi të shqetësum për këtë rast. Janë disa grupacione që kanë ideologji të errët dhe janë të ndikuar nga Lindja e Mesme, të njëjtit shfaqin probleme për heqjen e flamurit, për arsye se sipas tyre shqiponja është haram”, ka vijuar ai në Dukagjini.

/GazetaSinjali/