image Imami që po bën thirrje që xhamitë të krijojnë kushte ku mund të falen gratë

Sociale

Imami që po bën thirrje që xhamitë të krijojnë kushte ku mund të falen gratë

news image

Imami i Xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka bërë thirrje që xhamitë të krijojnë kushte ku mund të falen gratë.

Maliqi në Klan Kosova, ka thënë që në këtë xhami, gratë e kanë hapësirën e veçantë të cilën mund ta shfrytëzojnë për të falur.

“Ato xhami që kanë hapësirë të dedikuar për gra mund ta falin edhe namazin e Bajramit, po në ato hapësira. Falja e namazit vlen për të gjithë. Mund të them që janë kushtet jo të duhura dhe jo të volitshme që ofrohen praj xhamive dhe kjo duhet të jetë thirrje për të gjitha ato xhami që kanë hapësirë të mjaftueshme. Nëse deri tani nuk i kanë krijuar hapësirë për të falur namazin edhe gratë, atëherë atë duhet ta bëjnë patjetër”.

Kjo është një thirrje fetare, pra qëllimi i namazit në xhami nuk është që besimtarët të afrohen mes vete për të larguar paragjykimet, por qëllimi mbi të gjitha është që të adhurohet Zoti”, u shpreh ai./Gazeta Sinjali/