Si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha xhamive në vend.
Madje edhe në muajin e Ramazanit, xhamitë në tërë vendin kanë qendruar të mbyllura, shkruan Gazeta Sinjali.
Por Labinot Maliqi, Imam në xhaminë Prof.Dr.Bedri Kamberi, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka njoftuar se nga nesër (14 maj) do të hapen xhamitë në tërë territorin e Kosovës.
Hapja do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 19:00 dhe do të shërbejnë vetëm që të kryhen pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë.
Maliqi po ashtu njoftoi se xhamitë do të qëndrojnë të hapura deri me datën 23 maj, ndërsa për faljen e namazit, xhamitë pritet të hapen me 18 maj./GazetaSinjali/