Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, iu ka dërguar një mesazh të fortë të gjithë politikanëve në Shqipëri, teksa iu ka kujtuar edhe njëherë 13 tetorin, si datë zgjedhjesh për t’i dhënë fund krizës së thellë politike.
Gjatë një takimi me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka thënë se politika shqiptare nuk duhet ta humbasë 13 tetorin, pasi kjo do të përshkallëzonte më tej krizën.
Ka thënë se politikanët në Shqipëri duhet të mësojnë nga politikanët kosovarë.
“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Meta.