image Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sot dalin para Gjykatës

Shqipëri

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sot dalin para Gjykatës

news image

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta del sot në orën 09:40 para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Së bashku me Metën do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, raporton TCH.,

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, sipas njoftimit të GJKKO.

Meta u arrestua në hyrje të Tiranës, derisa po kthehej nga Kosova.

/GazetaSinjali/