Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën kundër COVID-19.
Sipas IKSHPK-së kjo vaksinë parandalon hospitalizimin nga kjo sëmundje.
Njoftimi i plotë nga IKSHPK:
Vaksinat kundër COVID-19 parandalojnë sëmundjen e rëndë dhe hospitalizimet! Sigurohu që të marrësh dozën përforcuese!
Ruaje veten, familjen, komunitetin!
VAKSINOHU!