image IKShPK jep këshilla për pushime të sigurta në det: Mos harroni kremin, ujin dhe kapelën

Shëndetësi

IKShPK jep këshilla për pushime të sigurta në det: Mos harroni kremin, ujin dhe kapelën

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar ditët e nxehta të verës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IKShPK-së, pushimet janë të rëndësishme për mirëqenien fizike dhe mendore të secilit individ, prandaj sugjerohet që ato të shfrytëzohen në mënyrë të sigurt dhe të kujdesshme.

“Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë. Pavarësisht moshës apo aftësive fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësi të shijojë këtë kohë pa shqetësime për rreziqet e mundshme”, thuhet në njoftim.

IKShPK këshillon:

Përdorni krem mbrojtës nga dielli për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme UV

Pini sa më shumë ujë, që të qëndroni të hidratuar

Mbani syze dielli, për mbrojtje të syve

Shmangni notin vetëm, gjithmonë notoni me dikë tjetër ose nën mbikëqyrje

Kontrolloni kushtet e detit, dhe respektoni sinjalizimet e plazhit

Mos harroni kapelën, për mbrojtje të kokës dhe fytyrës nga rrezet e diellit

Instituti thekson se ndjekja e këtyre këshillave ndihmon në shmangien e rreziqeve dhe garanton një përvojë pushimi më të këndshme dhe të sigurt për të gjithë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/