image “Ikni nga ndërtesa”, alarm në zyrat e BBC-së, ndërpritet transmetimi në Radio 4

Evropë

“Ikni nga ndërtesa”, alarm në zyrat e BBC-së, ndërpritet transmetimi në Radio 4

news image

Transmetimi në Radio 4 është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës

“Ju lutem dilni menjëherë nga ndërtesa, nga dalja më e afërt”, ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së.

Një nga prezantuesit e emisionit iu tregoi dëgjuesve për alarmin.

Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu”, tha ai.

Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një urgjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, u tha dëgjuesve Nick Robinson.

/GazetaSinjali/