Transmetimi në Radio 4 është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës
“Ju lutem dilni menjëherë nga ndërtesa, nga dalja më e afërt”, ishte alarmi që ndërpreu sot programin e mëngjesit të BBC-së.
Një nga prezantuesit e emisionit iu tregoi dëgjuesve për alarmin.
“Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu”, tha ai.
Programi u kthye në transmetim rreth 20 minuta më vonë, shkruajnë mediat e huaja.
“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një urgjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, u tha dëgjuesve Nick Robinson.