image "Ikje nga mediat, Parlamenti, Prokuroria", Tahiri: Qeveria Kurti e ka marrë rrugën e shkuarjes

Politikë

“Ikje nga mediat, Parlamenti, Prokuroria”, Tahiri: Qeveria Kurti e ka marrë rrugën e shkuarjes

news image

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar veprimin e partisë në pushtet për të bojkotuar shumicën e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo ka vlerësuar se në të njëjtën mënyrë kryeministri Kurti po ik edhe nga prokuroria.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti ka marrë rrugën e shkuarjes.

“Ikje nga mediat, ikje nga parlamenti kur debatohen çështje të dështimeve madhore, ikje nga prokuroria kur thirret për çështje korrupsioni – kjo qeveri në ikje, vet e ka marre rrugën e shkuarjes… as nuk po i pret zgjedhjet”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/