image IKD: Gjyqtarët po sillen si prokurorë

Kosovë

Drejtësi/ IKD: Gjyqtarët po sillen si prokurorë

news image

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka rekomanduar që gjyqtarët t`i rishqyrtojnë vendimet e tyre për mbylljen e seancave. Sipas kësaj organizate, që monitoron sistemin e drejtësisë në Kosovë, ata  duhet të trajtohen për ta kuptuar drejt qëllimin për mbajtjen publike të seancave gjyqësore.

Gjatë prezantimit të raportit të IKD-së, hulumtuesi Betim Musliu tha se ka pasur vendime të kundërligjshme në seancat për çështjet penale ku sipas tij, mediat dhe shoqëria civile nuk janë lejuar të xhirojnë.

“Këtë vit gjatë procesit të monitorimit kemi pa që mund të ketë veprime të kundërligjshme dhe me bërë xhirimin e seancës me kamerë kodi nuk e ndalon xhirimin me kamere, përveç gjykatësve qe u pengon”, tha ai.

Raporti thekson se vendimet për mbylljen e seancave duhet të jenë të arsyetuara konform kërkesave ligjore dhe standardeve të përcaktuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gëzim Shala nga IKD tha se ka pasur raste kur gjyqtarët kanë marrë edhe rolin e prokurorëve.

“Kemi parë raste kur gjyqtarët kanë marr rolin e prokurorit dhe për seancat përgatitore për caktimin e masave të sigurisë”, tha ai.

IKD ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që ta monitorojë zbatimin e praktikës së GjEDNj-së dhe gjyqtarët që nuk shkojnë në këtë linjë duhet t’i thërrasë në përgjegjësi”, thuhet në raportin e publikuar nga IKD. /Sinjali/