image ‘Ik e kërko takim special me të burgosurin’, Luizi mëson Kiarën se si mund të takohen

Bota e Yjeve

‘Ik e kërko takim special me të burgosurin’, Luizi mëson Kiarën se si mund të takohen

news image

Luizi vazhdon me ‘perlat’ brenda Big Brother.

Ndërsa është izoluarbashkë me Oltën, Kristin, dhe Armaldon në ‘Burgun’ e Big Brother për shkak të penaliteteve, ai po ‘vdes’ të takohet me Kiarën.

Në një moment Kiara vjen te dera dhe ai i thotë ‘shko paguani 40 mijë euro të dalim’. Kiara i thotë se s’kemi ku t’i gjejmë.

Më pas ai thotë që të shkojë te dhoma e rrëfimit dhe të kërkojë takim special me të ‘burgosurin’. ‘Thuaj jam gruaja e një prej të burgosurve dhe dua takim’

Kiara i thotë isha por nuk ma dhanë. Ai i thotë pse rren (gënjen)

E gjithë situata komike vlen ta ndjekësh për të qeshurat që të dhuron.

/GazetaSinjali