image Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Shqipëri

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

news image

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, është propozuar nga qeveria shqiptare si kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së.

Lajmi është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor”, ku theksohet se do të jetë në garë me 4 kandidatë të tjerë.

Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi; Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE; John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat dhe Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë do të jenë kundërkandidatët e Hasanit.

/GazetaSinjali/