COVID-19

Të infektuar

10419

Të shëruar

6058

Të vdekur

341

Iggy Azalea shfaqet për herë të parë në publik me djalin dy muajsh

news image

Rep-artistja australiane, Iggy Azalea, ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë dy muaj më parë.

Gjatë kësaj të mërkure, reperja është parë për herë të parë në rrugët e Los Angeles së bashku me djalin dhe një dado, shkruan Daily Mail.

30-vjeçarja është parë duke ndjekur ndihmësen, ndërsa palët kishin vendosur të mbulojnë fytyrën e të porsalindurit.

Bukuroshja bionde ndërkaq ishte shfaqur me një veshje komode, teksa mbante një bluzë dhe xhaketë mbi të.

Flokët ajo kishte vendosur t’i lidhë mbrapa kokës, kurse për shkak të pandemisë koronavirus ajo kishte vendosur edhe maskë mbrojtëse.

Kujtojmë se reperja nuk ka deklaruar sa i përket babit të fëmijës, ndërsa raportohet se mund të jetë Playboi Carti, me të cilin ka një lidhje të gjatë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin