Një polic i Kosovës dyshohet se sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje një qytetar në Gjilan.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për policin Vllaznim Hamdiu, i cili punon ne Njësinë për Mbrojtje të Afërt dhe dyshohet se ka qenë mbrojtje e afërt e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt.
Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.
Policia ka konfirmuar se polici është arrestuar dhe po intervistohet, ndërkohë Inspektoriati Policor i Kosovës ka njoftuar se polici i cili e ka qëlluar për vdekje qytetarin ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
Polici është suspenduar nga puna menjëherë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende. /Gazeta Sinjali/