Kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kërcënuar sot.
Gazeta Sinjali mëson se personi që dyshohet për kërcënimin është Shkelzen Nokaj nga Gjakova.
Kërcënimin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës se Kryetari i Komunës së Prishtinës se Shpend Ahmeti është kanosur përmes emailit ndërsa arsyeja dyshohet se lidhet me një pronë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/