image Identifikohet personi që dyshohet se kishte vjedhur gjenerator e bombola gazi në Deçan

Siguri

Identifikohet personi që dyshohet se kishte vjedhur gjenerator e bombola gazi në Deçan

news image

Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar humbje dhe pasiguri. Shpesh herë të dyshuarit arrijnë që të arratisen nga duart e drejtësisë, duke tentuar që të shpëtojnë nga dënimet, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu veproi edhe një person që dyshohet se ka tentuar të kryejë vjedhje në Deçan.

Sinjali mëson se i dyshuari është arritur që të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar e më pas është shoqëruar në stacion policor. Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari e ka pranuar se ka kryer vjedhje edhe në një qendër tregtare në Deçan, ku ka vjedhur një gjenerator dhe tri bombola të gazit.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri bombola të gazit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje në tentativë’.

/GazetaSinjali/