image Identifikohet një lloj i ri dinozauri

Botë

Japoni/ Identifikohet një lloj i ri dinozauri

news image

Një lloj i ri dinozauri është identifikuar nga disa studiues japonezë të cilët kanë rindëruar një skelet thuajse të tërë.

Skeleti i cili kap gjatësinë e 8 metrave është më i madhi i gjetur në Japoni.

Pasi u analizuan qindra kocka 72 milionë vjeçare ekipi i cili drejtohej nga Universiteti i Hokkaidos doli në përfundmin së skeleti i përkiste një lloji të ri dinozauri, pjesë e familjes së hadrosaurideve, të ashtuquajtur dinozaurë me sqep rose, një kafshë e fundit të periudhës gjeologjike cretaceous.

Një pjesë e bishtit të tij ishte gjetur në vitin 2013 dhe nga gërmimet e mëvonshme u gjet i gjithë skeleti.

“Ekipi vendosi ta quajë atë ‘Kamuysaurus japonicus’, që nënkupton ‘zoti i dragoit japonez”, sipas një komunikate të universitetit.

Zbulimi u publikua në revistën e specializuar britanike “Scientific Reports”./Sinjali/