image Identifikohen dy të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

Siguri

Identifikohen dy të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dy të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë, Albert Mujës. Të njëjtit ende ndodhen në arrati, shkruan Sinjali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Nga veprimeve të  deritanishme hetimore, hetuesit policor kanë identifikuar identitetin e dy personave të dyshuar të cilët mbesin në kërkim policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes  së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale ”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/