image Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thika në Londër

Rajon

Policia/ Identifikohen dy shqiptarët e vrarë me thika në Londër

news image

Policia britanike ka zbardhur emrat e dy shqiptarëve të të ekzekutuar në londër më 20 dhjetor. Fjala është për shtetasin shqiptar Arbër Fesko, 30 vjeçar, dhe shtetasin nga Kosova, 31 vjeçarin Shkëlqim Paja.

Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.

Ndërkohë në lidhje identifikimin e autorëve, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre është shqiptar dhe është identifikuar si B. Berisha, 42 vjeçar. Autori tjetër i dyshuar është 31 vjeçari K.Tuwisana./Gazeta Sinjali/