image Identifikohen dhe arrestohen personat që gjuajtën me koktej molotovi shtëpinë e një serbi në Kishnicë

Siguri

Identifikohen dhe arrestohen personat që gjuajtën me koktej molotovi shtëpinë e një serbi në Kishnicë

news image

Pas nisjes së hetimeve për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Kishnicë, ku shtëpia e një serbi u gjuajt me koktej molotovi, Policia ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë personat e dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy të mitur të moshës 16-vjeçare (emra të njohur për redaksinë), të cilët janë kapur sot dhe kanë përfunduar në mbajtje.

Siç mëson Sinjali, në bazë të informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e mëhershme për shfrytëzimin e parkut që gjendet në afërsi të shtëpive të dy palëve, që janë fqinj mes vete.

Pas rastit ka pasur reagime të shumta, me ç’rast edhe vet viktima Miodrag Trajkovic ka dalë para mediave, ku ka folur për atë që ka ndodhur.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve në kohëzgjatje prej 24 orësh për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/