image Identifikohen 4 raste me variantin e ri të koronavirusit edhe në Belgjikë

Botë

Identifikohen 4 raste me variantin e ri të koronavirusit edhe në Belgjikë

news image

Katër raste të variantit të ri me koronavirus janë identifikuar edhe në Belgjikë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë në Belgjikë, Jan Eyckamns katër raste janë zbuluar në fillim të muajit në rajonet veriore flamande, që kufizohen me Holandën.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u indetifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm.

Në lidhje me këtë shumë vende i kanë ndaluar udhëtimet me këtë shtet, duke përfshirë këtu edhe Kosovën,.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik, pasi që kjo është një pjesë normale e evolucionit të një pandemie.

Ne duhet të gjejmë një ekuilibër. Është shumë e rëndësishme të kesh transparencë, është shumë e rëndësishme t’i thuash publikut ashtu siç është, por është gjithashtu e rëndësishme të pranosh që kjo është një pjesë normale e evolucionit të virusit”– ka thënë shefi i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan në një konferencë online.

/Gazeta Sinjali/