image Ide fantastike në Gjermani për të mbështetur skuadrën, shiten 110 mijë bileta për një ndeshje që s’do të luhet

Futboll

Futboll/ Ide fantastike në Gjermani për të mbështetur skuadrën, shiten 110 mijë bileta për një ndeshje që s’do të luhet

news image

Klubi gjerman i futbollit Lokomotive Leipzig, i cili luan në Divizioni 4 në Gjermani, shiti më shumë se 110 mijë bileta për një ndeshje që nuk do të luhet.

Synimi i tyre është të thyejnë rekordet e vendosura përgjatë gjithë historisë së klubit. Çmimi për një biletë është 1 euro. Deri më tani mbështetësit kanë blerë bileta për grumbullimin e 1.1 milon eurove.

Ka ngelur vetëm një rekord për t’u thyer, numri i pjesëmarrësve nga gjysmë-finalja e 1987-ës kundër Bordeaux, në fituesit e Kupës së Europës. Zyrtarisht ishin 73 mijë tifozë pjesëmarrës, por në të vërtetë më shumë se 120 mijë fansa morën pjesë. Kjo gjysmë-finale u luajt në të famshmin Zentralstadion, i cili fatkeqësisht u mbyll në vitin 2000. Sot ata luajnë në stadiumin Bruno-Plache, me një kapacitet prej 15 600 vendesh..

Lokomotiva fitoi kundër Bordeaux dhe shkoi në finale kundër Ajax, ku humbën 1-0 në stadium Olimpik në Athinë (Greqi).

Mbështetës të shumë skuadrave të tjera europiane kanë filluar të njëjtin projekt për të mbështetur skuadrat e tyre.