Zlatan Ibrahimoviqi është rikthyer në Ac Milan për një kohëzgjatje deri në fund të sezonit aktual të Serisë A, me një opsion për zgjerimin e saj edhe për sezonin e ardhshëm.
38 vjeçari ka qenë pa klub që nga fundi i kontratës me MLS, La Galaxy.
Ai, më parë ka qenë për dy vite pjesë e Milanit, ku ka shënuar 56 gola në 85 ndeshje si dhe ka fituar titullin e Serie A-së në 2011.
“Unë po rikthehem te klubi të cilin e respektojë shumë dhe te qyteti i Milanit, të cilin e dashuroj”, ka thënë Ibrahimoviq.