image Ibrahimovic tallet keq me Belgjikën pas barazimit ndaj Iranit: Më zuri gjumi duke i parë

Futboll

Ibrahimovic tallet keq me Belgjikën pas barazimit ndaj Iranit: Më zuri gjumi duke i parë

news image

Zlatan Ibrahimović nuk i kurseu kritikat ndaj Belgjikës pas barazimit pa gola ndaj Iranit në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Ish-sulmuesi suedez reagoi me ironi ndaj paraqitjes së belgëve, duke lënë të kuptohet se ndeshja nuk ofroi spektaklin e pritur.

“Më zuri gjumi gjatë kësaj ndeshjeje. Nuk dua të humbas asnjë fjalë për këtë”, deklaroi ai, duke thumbuar performancën e Belgjikës.

Barazimi 0-0 e ka vështirësuar situatën për belgët, të cilët pas dy ndeshjeve numërojnë vetëm dy pikë, pasi më herët kishin barazuar 1-1 me Egjiptin. Si pasojë, kualifikimi për në fazën e eliminimit direkt mbetet i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e fundit të grupit.

Pas sfidës, zhgënjimin nuk e fshehu as Romelu Lukaku, i cili tha se skuadra krijoi raste të mjaftueshme, por nuk arriti t’i konkretizonte ato.

Edhe Nicolas Raskin theksoi se Belgjika e pati të vështirë të depërtonte mbrojtjen e ngjeshur të Iranit, duke shtuar se objektivi tani është fitorja në ndeshjen e fundit.

Me presionin në rritje dhe kritikat që po shtohen, Belgjika do të kërkojë reagim të shpejtë për të shmangur një eliminim të parakohshëm nga turneu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/