image Ibrahimi: Komunat i përkrahin masat anti-COVID, por jo mbylljen totale

Kosovë

Ibrahimi: Komunat i përkrahin masat anti-COVID, por jo mbylljen totale

news image

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se kryetarët e Komunave i përkrahin masat anti-COVID, të cilat janë aktualisht në fuqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ibrahimit, në takimin që ky asociacion mbajti të hënën me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajt dhe zëvendësministrit, Besnik Tahiri, ky asociacion ka kërkuar nga qeveria që të ketë përkujdesje për diasporën.

“Është diskutuar se janë duke u zbatuar dhe implementuar masat, a kanë dhënë rezultate masat aktuale dhe është çështja si të gjendet një balancë mes ekonomisë dhe ruajtjes së shëndetit publik. Kryetarët i kanë përkrahur këto masat që janë tash dhe kanë kërku nga niveli Qendror që të ketë një përkujdesje sa i përket anës së Diasporës, por jemi kundër mbylljes totale”, tha Ibrahimi për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, sa i përket kërkesave të qytetarëve që masat anti-COVID të largohen gjatë festave të fundvitit, thotë se deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje për një vendim të tillë.

“Nëse ka diçka, ne jemi në kontakt me nivelin qendror dhe gjithmonë përpara ndryshimit të masave Asociacioni dhe Komunat konsultohen. Kështu që tash për tash nuk ka ndonjë lëvizje. Vlerësimin e këtyre e bën IKSHPK, nuk është Asociacioni që e bën vlerësimin”, tha ndër të tjera Ibrahimi./Gazeta Sinjali/