Dje policia ka arrestuar personin që dyshohet se ia ka vjedhur një gruaje telefonin dhe 170 euro në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.
Vjedhja është raportuar të ketë ndodhur më 6 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.