image Ia vodhën pasaportën shqiptare, De Biasi tregon çfarë frike kishte presidenti: Do marrësh veset e shqiptarëve…

Futboll

Ia vodhën pasaportën shqiptare, De Biasi tregon çfarë frike kishte presidenti: Do marrësh veset e shqiptarëve…

news image

Ish-trajneri Giani De Biasi, i cili e çoi për herë të parë Shqipërinë në Europian, atë kohë arriti të merrte pasaportën shqiptare. Por ajo pasaportë si për ironi të fatit përveçse nuk e ka më, nuk ishte një ogur i mirë.

Pikërisht pas finaleve të Europianit të Francës 2016 kur u shqiptarizua, rezultatet e tij filluan të kenë rënie deri në largimin nga detyra një vit më pas.

“A e di gjënë që kishte frikë presidenti në fillim kur unë erdha këtu?! Më thoshte jo, jo, mos rri këtu, sepse do të marrësh veset e shqiptarëve, shko rri atje në shtëpi dhe hajde këtu kur duhesh. Gjithsesi e them këtë gjë kështu si për të qeshur, gjëja më e rëndësishme është se si bëhen gjërat, me sa dëshirë ke që t’i ndjekësh dhe të provosh të bësh më të mirën. E rëndësishme është gjithmonë maja, nëse në majë, në krye ke persona serioz që të japin një dorë dhe të lënë të punosh, atëherë gjërat shkojnë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh De Biasi për Top Channel.

/GazetaSinjaliSport/